Shqipëri: Pesë të vdekur dhe 678 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: Pesë të vdekur dhe 678 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit.

Janë kryer 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 678 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

 

Shpërndaje në: