Shqipëria digjet, ja sa është shënuar sot temperatura maksimale
Një valë e nxehti ka pushtuar vendin ditët e fundit. Sipas sinoptikanëve, i nxehti do të vijojë gjatë javës, ndërsa vetëm të premten do të kemi një rënie temperaturash me disa gradë.
Ndërkaq, Emergjencat Civile kanë njoftuar se për shkak të temperaturave të larta, rreziku i zjarreve vijon të mbetet i vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Ditën e sotme, temperatura më e lartë në rang territori sipas “Meteoalb” është shënuar në Berat: 39.1 gradë C në hije.
Të larta kanë qenë temperaturat edhe në kryeqytet, ku është shënuar 38.2 gradë C, sipas të njëjtit burim. Ndërsa në diell, sipas sinoptikanëve, temperaturat janë 4 – 7 gradë C më të larta.



