Shqipëria fiton ‘finalen’ ndaj Bjellorusisë, përveç vendit të parë fiton edhe shumën e majme të parave
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar triumf vendimtar sot në arenën e Tiranës, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultat të ngushtë prej 3:2, transmeton Periskopi.
Serinë e golave për ‘kuqezinjtë’ e hapi Cikalleshi, i cili shënoi qysh në minutën e 19’të, ku pas një harkimi të Memollës nga e majta, bomberi kuqezi nuk fali me kokë.
Në minutën e 29’të Kavajasi, Cikalleshi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar rezultatin.
Miqtë ngushtuan diferencën me anë të sulmuesit Skavish, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje i Ismajlit, duke mposhtur Berishën.
Kurse në minutën e 44’të, për 3:1 shënoi lojtari i Barcelonës B, Rey Manaj.
Nikoqirëve ‘kuqezi’ iu ngushtua avantazhi në 3:2 në minutën e 80’të të ndeshjes, megjithatë, arritën ta mposhtin Përfaqësuesen bjelloruse.
Kujtojmë që, kjo ndeshje përvec se ishte ‘finale’ për vendin e parë në grupin C, ishte një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës. /Periskopi



