Shqipëria ia bën sefte me humbje në shtëpinë e re, mposhtet denjësisht nga Franca

Shqipëria ia bën sefte me humbje në shtëpinë e re, mposhtet denjësisht nga Franca

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur me rezultat 2-0 nga Franca, të dielën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme oër Grupin H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë i pësuan golat në minutat 9′ dhe 30′ nga Corentin Tolisso respektivisht Antoine Griezmann, shkruan Periskopi.

Ishte një event feste në “Air Albania”, aty ku performuan artistë të njohur para takimit.

Sidoqoftë, gjërat tashmë diheshin në grup, me Francën dhe Shqipërinë që siguruan kualifikimin, ndërsa Shqipëria mbyll fushatën kualifikuese në vendin e katërt me 13 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: