Shqipëria luan ‘finalen’ në ‘Air Albania’ – fitorja ndaj Polonisë jetike për këto kualifikuese

Shqipëria luan ‘finalen’ në ‘Air Albania’ – fitorja ndaj Polonisë jetike për këto kualifikuese

Shqipëria luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit “Katar 2022” dhe një fitore potenciale sonte, do të bënte që “Kuqezinjtë”

Ndeshja do të ketë numrin maksimal të stadiumit, rreth 22 mijë, pasi që të gjitha biletat janë shitur në një kohë rekorde.

Trajneri, Edi Reja, në krahasim me ndeshjen ndaj Hungarisë tre ditë më parë, pritet të bëjë katër ndryshime, tre prej të cilave të detyruara dhe një për zgjedhje teknike të tij.

Ndaj Polonisë nuk do të jenë në dispozicion mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në Budapest, mesfushori Endri Çekiçi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në testet zyrtare të UEFA-s.

Në portë trajneri do të konfirmojë Etrit Berishën, që është në formë mjaft të mirë dhe do të luajë me shiritin e kapitenit në krah. Në mbrojtje, krahas Ismajlit e Kumbullës, do të zbresë në fushë edhe Veseli, që do të marrë vendin e Gjimshitit të dëmtuar, pasi edhe në Hungari tregoi se është në formë mjaft të mirë.

Në mesfushë do të konfirmohen katër nga 5 titullarët e përballjes ndaj Hungarisë, me Hysajn e Trashin nga krahët dhe Gjasulën e Baren në qendër, ndërsa Nedim Bajrami do të luajë nga minuta e parë në vendin e Çekiçit të pezulluar.

Ndryshon totalisht sulmi, pasi vendin e Cikalleshit pritet ta marrë Rey Manaj, i cili është edhe lojtar i ngjashëm me kavajasin, pasi di të luajë me shpinë nga porta dhe të krijojë hapësira, ndërsa në krah të tij do të luajë sulmuesi më në formë i momentit te kuqezinjtë, Armando Broja.

Forma e tij e mirë, me tre gola dhe dy asiste në 81 minuta të luajtura në tre ndeshjet e fundit, ka bërë që trajneri Edi Reja të mos guxoja të lërë sërish në pankinë, aty ku ndaj Polonisë do të ulet beratasi Myrto Uzuni, i cili do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në ndeshje e sipër.

Një fitore potenciale sonte ndaj Polonisë, do të nënkuptonte që Shqipëria do të shkëputej me 4+ pikë ndaj përcjellësit të dytë (Polonisë), duke arritur në 18 pikë në total, dhe do të afronte Shqipërinë shumë afër kualifikimit përmes pozitës së dytë, me dy ndeshje të mbetura më pas, ndaj Anglisë dhe Andorrës ku do të mjaftonte vetëm një fitore prej këtyre dy përballjeve të fundit për ta konfirmuar kualifikimin.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45. /Periskopi/

Shpërndaje në: