Shqipëria merr rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në

Shqipëria merr rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në

Siç raportojnë mediat nga Tirana, fillimi i negociatave nuk është më surprizë, por mbetet të shihet se cilat janë kërkesat evropiane për Shqipërinë, ku njëra ndërto do të mund të jetë reforma në drejtësi, ku Shqipëria do të duhet të ndërtojë një drejtësi të besueshme.

Top Channel raporton se janë dy fraza që gjenden në pothuajse 90 faqe të raport, “progres i vazhdueshëm” dhe “progres vendimtar” dhe që shprehin ecurinë në 90 për qind të fushave të marra në shqyrtim.

Komisioni Evropian ka vlerësuar gjetjet e Guardia di Finanzam se policia shqiptare ka bashkëpunuar për çdo rast të lajmëruar për mbjelljen e kanabisit.

Komisioni Evropian vëren progres edhe në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit me largimin nga Parlamenti të personave me të kaluar kriminale, si dhe sheh progres në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë theksohet se Brukseli kërkon të shohë rezultate konkrete në hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.

Shpërndaje në: