Shqiptari grabitë taksistin me armë

Shqiptari grabitë taksistin me armë

Policia e Tiranës kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes me armë të një taksisti më 9 nëntor 2015.
“Lidhur me ngjarjen e datës 9 nëntor 2015, në rrugën ‘Tre Dëshmorët’ në Tiranë, shtetasi H.H. ka bërë kallëzim penal se një person i ka kërkuar shërbimin taksi dhe para se të zbriste nga automjeti, nën kërcënimin e armës ka tentuar t’i vjedhë me dhunë lekët e xhiros ditore. Më pas agresori është larguar në drejtim të paditur”, thuhet në një komunikatë nga blutë e kryeqytetit.

“Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit me armë që shfaqet në videon e siguruar nga grupi hetimor. Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 200 mijë lekë (të reja) për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Çdokush që ka informacion mund të telefonojë në numrin 0694105735. Policia e Tiranës garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekje të shpejtë të çështjes, deri në zbardhjen e plotë të saj dhe vënien e autorit para përgjegjësisë”, vijon njoftimi.

Shpërndaje në: