SHSKUK: Secili rast i vdekjes që ndodhë nga COVID-19, raportohet menjëherë

SHSKUK: Secili rast i vdekjes që ndodhë nga COVID-19, raportohet menjëherë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka dalur me një sqarim për opinionin, sipas tyre lidhur me deklaratat e zyrtarëve publikë se “po fshehen vdekjet në pandemi”.

Sipas tyre, të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK (QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.

”Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë (në kohë reale) nga mjeku qe konstaton vdekjen.

Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, raporti përfshinë të dhënat për geupmoshat dhe qytetet.

ShSKUK fton të gjithë zyrtarët  publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm  se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë”, theksohet mes tjerash në kumtesën e sqarimit

Shpërndaje në: