Shtatë të prekurit me koronavirus në Viti janë mirë, s’ka raste të reja

Shtatë të prekurit me koronavirus në Viti janë mirë, s’ka raste të reja

Personat e prekur me koronavirus në Komunën e Vitisë, të cilët janë duke u trajtuar atje, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kështu ka thënë për lajmi.net, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.

Ai ka thënë se nuk ka raste të reja të dyshuara në këtë komunë. Derisa shton se si komunë kanë nevojë për gjera esenciale, duke përfshirë barnat dhe gjerat ushqimore.

“Gjendja është e mirë, rast të dyshuar nuk kemi momentalisht. Situata është e qetë, përveç nevojave që kemi si popullatat të mëdha edhe ushqimore edhe me komponent shëndetësore dhe me masa mbrojtëse, për barna esenciale, kemi nevojë vërtetë. Kemi problematika të tjera me të sëmurë kronik. Përndryshe gjendja është e qetë sa i përket koronavirusit. Gjendja e personave me Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, mbrëmë 77-vjeçari, pacienti i parë që ka rezultuare me koronavirus, ka dal negativ sipas testit”, ka thënë Haliti.

Haliti sot gjatë ditë po ashtu ka njoftuar se 77-vjeçari i cili ishte i infektuari i parë me Covid-19 ka dal negativ në teste.

Ndryshe në këtë komunë janë shtatë persona të prekur me koronavirus

Shpërndaje në: