Shtatori do jetë plot energji optimiste për këto 3 shenja horoskopi!

Shtatori do jetë plot energji optimiste për këto 3 shenja horoskopi!

Shtatori po vjen për pak ditë dhe e dimë se jeni kuriozë të dini se cilat do jenë 3 shenjat më fatlume për këtë muaj.

Muaji fillon me diellin në shenjën e Virgjëreshës, duke ju dhënë energjinë ideale për t’u organizuar dhe për të bërë planet tuaja analitike. Virgjëresha është një shenjë e zodiakut që merret me pastërtinë, logjikën dhe detajet, prandaj lëreni këtë sezon t’ju sjellë në një version shumë të rregullt e të qetë të vetes. Cilado shenjë të jesh, ky muaj nuk parashikon ndonjë lajm të keq, ama ditët më të mira i sjell për Virgjëreshën, Peshoren dhe Akrepin.

Virgjëresha

Dielli është në shtëpinë tuaj duke inkurajuar besimin, guximin dhe dëshirën për të përmirësuar veten. Do provoni kaq shumë gjëra të reja këtë muaj. Me Uranin që ju inkurajon të filloni aventura të reja dhe të shfrytëzoni një shans për mundësitë që mund të kishit gjykuar më parë në mënyrë shumë të ashpër, ndoshta këto ditë do arrini gjëra që as nuk i kishit menduar. Mund të ndiheni të hutuar në fillim, por do ia dilni. Bëjini ca pyetje vetes sepse këto janë ditët e duhura për të marrë përgjigje: Kush je ti? Kush po bëhesh? Dhe më e rëndësishmja: Ku po shkon?

Peshorja

Afërdita – planeti juaj sundues do t’ju bekojë më 10 shtator duke lëshuar dashuri, bukuri dhe kënaqësi në vjeshtën tuaj. Ndërsa Marsi hyn në Peshore më 14 shtator, do ndiheni të ringjallur nga pasioni dhe gjithçka do t’ju inkurajojë të punoni për qëllimet tuaja. Në kohën kur fillon sezoni i Peshores më 22 shtator, ju do ndiheni më se rehat nën lëkurën tuaj. Përqafoni rrugëtimin në të cilin jeni!

Akrepi

Mund të mos jetë akoma sezoni i Akrepit, por ju me siguri po ndiheni si në shtëpi këtë muaj. Më 10 shtator, Afërdita do të hyjë në Akrep, duke spërkatur pluhur zanash nëpër shtëpinë tuaj të parë të vetvetes. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të bukur. Ju do të shkëlqeni jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda dhe të gjithë do ta vënë re këtë. Nuk ka më mirë se të pëlqyerit mënyrën si ndihesh. Punoni që kjo ndjesi të zgjasë sa më gjatë.

Burimi: Elite Daily

Shpërndaje në: