“Shtini hala, shtini hala,” – Mënyra bizare se si u numëruan votat në FFK

“Shtini hala, shtini hala,” – Mënyra bizare se si u numëruan votat në FFK

“Shtini hala, shtini hala” tha një delegat në mbështetje të z.Ademi. Pasi i dolën 29 vota fillimisht, më pas ai i numëroi edhe dy të tjerë në votimin për rendin e ditës ku parashihej edhe votëbesimi për kryetarin e FFK-së, z.Agim Ademi, në një mandat tjetër katër vjeçar.

Këto pamje të rënda për futbollin e Kosovës vijnë drejtpërdrejtë madje për përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s.

E gjithë kjo po shkon me protestat e vazhdueshme të z.Batatina, i cili vazhdon të qëndrojë në këmbë pavarësisht bërtimave të vazhdueshme të z.Agim Ademi.

Batatina kishte përmendur një nga një të gjithë delegatët e FFK-së që kishin marrë kontratë pune nga FFK-ja. Shumë delegatë ndërkohë kanë lëshuar punimet e Kuvendit Zgjedhor, disa prej të cilëve kanë përmendur edhe parregullsitë e tjera ndër vite nga FFK-ja.

“Merreni edhe jashtë do, e shtini mrena,” – dëgjoheshin zëra brenda FFK-së.

Nuk dihet se si do të pasqyrohen këto parregullsi nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s.

Tashmë, pas një numërimi të ri, FFK-ja ka votuar rendin e ditës në të cilën parashihet votimi i Agim Ademit për kryetar të Federatës. /Periskopi

Shpërndaje në: