Shtrohet në spital babai i Mozzik dhe Getinjos

Shtrohet në spital babai i Mozzik dhe Getinjos

Babai i dy këngëtarëve, Mozzik dhe Getinjo, mbrëmjen e djeshme u shtrua me urgjencë në spital për shkak të një sulmi kardiak.

Falë ndërhyrjeve të mjekëve gjendja e tij u stabilizua. Ka qenë Mozzik ai që e ka ndarë këtë lajm me fansa përmes një foto me të atin në shtratin e spitalit dhe Getinjon.

“E vetëm ti Zot je ai që bën mrekullira, e je ti ai që vendos se a do qëndrojmë ende apo do largohemi nga kjo botë. Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam babën Gazmend nga infarktet në zemër. Kjo qenka jeta, po të çuditka! Të dua bacalok! Faleminderit Zot, faleminderit mjekëve”, shkruan Mozzik.

Shpërndaje në: