Shuma marramendëse e parave që do të fitojë Mike Tyson për luftën me Jake Paul

Shuma marramendëse e parave që do të fitojë Mike Tyson për luftën me Jake Paul

Mike Tyson pritet që të fitojë një mal me para për luftën e tij të madhe ndaj Jake Paul. Kjo do të jetë hera e parë që Tyson do të rikthehet në aksion që prej nëntorit të vitit 2020.

Lufta e tij ndaj 27-vjeçarit është paraparë të zhvillohët më datë 20 korrik në qytetin e Teksasit dhe do të transmetohet në Netflix.

Por, sipas një ish-legjende të UFC-së, Tyson nuk do të dalë ‘duarthatë’ nga kjo luftë pa marrë parasysh rezultatin.

Sipas Henry Cejudos, Tyson do të fitojë hiq më pak se 20 milionë euro nga lufta e tij me Jake Paul. Cejudo e bëri këtë pretendim në një podkast me luftëtarin e MMA-së, Kamaru Usman.

Foto: Mike Tyson ndaj Roy Jones Jr.

“Mendoj se do të ketë një shumë të mirë parash për Mike. Ai me shumë gjasa do të fitojë rreth 20 milionë euro dhe është gati që të mbushë 58-vjet”, ka thënë Cejudo.

Tyson raportohet se kishte fituar 10 milionë euro për luftën e tij ndaj ish-legjendës së boksit Roy Jones Jr.

Por, ai pritet që të fitojë dyfishin e asaj shume për luftën e tij ndaj Paul dhe shumë persona duke përfshirë edhe ish-kampionin e UFC-së, Daniel Cormier, kanë thënë se Paul gjendet në një ‘situatë pa fitore’.

Shpërndaje në: