Si e emëroi VV u.d. të detyrës së kryeshefit të KEK’ut personin që dikur kultivonte grurë në mes të deponisë së hirit

Si e emëroi VV u.d. të detyrës së kryeshefit të KEK’ut personin që dikur kultivonte grurë në mes të deponisë së hirit

Bekir Gërguri, një i degraduar në pozitë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) shkaku i mbjelljes së grurit në depon të hirit rreth 11 vite më parë, është zgjedhur sot ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

Nga sot, me vendim të Bordit të Drejtorëve të Korporatës, Bekir Gërguri do të ushtrojë kompetencat e drejtorit të KEK-ut.

Paparaci ka mësuar se bordi e ka zgjedhur Gërgurin për të ushtruar pozitën e drejtorit me shumicë të votave në mbledhjen e fundit.

I sapo emëruari në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në KEK ka lidhje të forta edhe më pushtetin.

 

Gërguri ishte pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, si pjesë e së cilës kishte kandiduar për një ulëse në Asamblenë Komunale të Komunës së Obiliqit.

Pozita e drejtorit të KEK-ut ka mbetur vakante që nga 25 prilli i vitit të kaluar kur Bordi i Drejtorëve e pezulloi nga puna Nagip Krasniqin, ish-drejtorit të Përgjithshëm të arrestuar më 19 prill nën dyshimet për korrupsion.

Sipas një raportimit të Gazetës Tribuna, më 2012 dy persona kishin mbjellur grurë në mes të deponisë së hirit. “E pabesueshme por e vërtetë. Në mes të deponisë së hirit, në Kosovë kultivohet gruri. Edhe atë hiq më pak se rreth 15 hektarë tokë e kontaminuar janë mbjellë me këtë kulturë bujqësore”, raportonte gazeta asokohe.

Kush ishin këta dy persona?

Njëri prej tyre pikërisht Bekir Gërguri, i zgjedhur sot kryeshef i KEK-ut. Emri tjetër ishte Azem Bytyqi, një banor i fshatit Dardhishtë të Komunës së Obiliqit.

Zona ku po rritej gruri, të cilin e kishin mbjellë Gërguri e Bytyqi, e që dyshohej se mund të jetë kancerogjene për shkak të pranisë së metaleve të rënda ishte e rrethuar dhe ruhej nga punëtorët e sigurimit të KEK-ut. Aty mund të hyhej vetëm me leje të posaçme nga menaxhmenti, raportonte gazeta Tribuna asokohe.

Shpërndaje në: