Simiq: Nuk keni sjellë asgjë të mirë as për serbët, as për shqiptarët
Lista Serbe ka thënë se do të votojë kundër qeverisë së propozuar nga mandatari Konjufca.
Deputeti i Listë Serbe tha se Kurti dhe ministrat tij do të mbahen mend për dëshirën që me çdo çmim ta ruajnë karrigen.
“Herën e kaluar kemi dhënë qëndrim të qartë, dhe po e shohim se është përralla e njëjtë. Keni sjellë qindra vendime kundër popullit serb. Nuk u keni sjellë asgjë të mirë as shqiptarëve, boshnjakëve , egjiptianëve dhe asnjë komuniteti tjetër. Do të mbaheni mend për shkeljen e të gjitha rregulloreve dhe për dëshirën e tmerrshme që me çdo çmim ta ruani karrigen tuaj. Në zgjedhje do të shihni se çfarë përgjigje do të japë populli për këto veprime të juaja”, tha Simiq./Periskopi/
Konjufca prezanton kabinetin qeveritar: Ministra Albin Kurti, Fitore Pacolli – Dimal Basha askund
Ismaili i PDK: Konjufca është marrë peng, nuk është kryeministër në realitet
Abdixhiku tallet me Kurtin në Kuvend:Çdo mëngjes zgjohet, sheh dhe krijon kundërshtar
Haradiaj kritikon Konjufcën: Ka mungesë të programit qeverisës



