Sindikata e KEK-ut në protestë javën e ardhshme, nuk përjashtohët greva

Sindikata e KEK-ut në protestë javën e ardhshme, nuk përjashtohët greva

Kryetari i kësaj Sindikate, Nexhat Llumnica thotë se fillimisht do të organizojnë protestë për të bërë presion që të pranohen kërkesat e tyre, teksa tregon arsyet e kësaj proteste.

“Ne kemi bërë disa kërkesa që prej vitit të kaluar dhe ato kërkesa nuk janë marrë parasysh në të vërtetë kemi biseduar, negociuar por asnjëherë nuk janë realizuar dhe tani prej 14 prillit nuk kemi pasë asnjë takim as me drejtorin menaxhues as me Bordin e KEK-ut edhe pse ju kemi drejtuar me shkrim që duhet të takohemi të negociojmë kërkesat por nuk ka pasë përgjigje, as ftesë për takim dhe jemi të detyruar në një farë forme të kalojmë në një gjendje jo të mirë që nuk e kemi dëshirë askush duhet të vazhdojmë në bazë të statusit sindikal dhe ligjit që na lejon protestën e grevën të gjitha këto çka mundemi deri te realizimi i kërkesave”, tha ai.

Në  Tëvë 1, ai thotë se fillimisht do të realizojnë protestë javën e ardhshme dhe se nuk mbajnë grevë për shkak edhe të gjendjes së vështirë energjetike në vend.

“Ne do t’i kërkojmë edhe njëherë drejtorit menaxhues që të takohemi dhe nuk kemi dëshirë të kalojmë në protestë, pas takimit të Kryesisë ekzekutive javën e ardhshme. Kështu që në rast se nuk kemi takime, nuk kemi negocime atëherë rruga e vetme sikur kur e dëshirojnë vetë është presioni sindikal në bazë të statutit sindikal… Mund të vendoset edhe në javën e ardhshme protesta”, shtoi ai.

Por, kryesindikalisti thekson se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre deri në një afat të caktuar, ata do të hyjnë në grevë.

Sipas tij, fillimisht greva do të jetë paralajmëruese ku pjesëmarrës do të jenë punëtorët që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me vendin e punës, duke shkuar kështu më pas në grevë totale.

“Fillimisht duhet të jetë paralajmëruese, pastaj kalon në grevë totale por jam i prirur të besoj që kemi dialogu dhe kemi zgjedhë kërkesat pa këtë grevë për shkak se nuk kemi dëshirë në asnjë formë pasi që deri sot asnjëherë nuk e kemi bërë, kemi gjetë mirëkuptim ndonjëherë jo pse kemi pasur gjithëherë mirëkuptime, jo pse është respektu ligji jo pse janë ngritë pagat por është inflacioni ndoshta janë tubuar këto kërkesa dhe anëtarësia e punëtorëve nuk durojnë më shumë… Fillimisht do të bëjnë grevë punëtorët të cilët janë në vetëm në ndërrimin e parë që nuk janë të lidhur të drejtëprdrejt me vendin e punës, s’janë të lidhur me prodhimin mirëpo më tutje nuk mund të themi si do shkojë greva”, shtoi ai.

Tutje, Llumnica bën të ditur se ndër kërkesat e tyre janë rritja e pagës krahas inflacionit si dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Shpërndaje në: