Sindikatat sot futen në grevë një orëshe

Sindikatat sot futen në grevë një orëshe

Sot në të gjitha institucionet e Kosovës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon grevë një orëshe.

Përmes kësaj greve sindikalistët kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i plotësojë kërkesat e tyre për ndarjen nga 100 euro çdo muaj për të gjithë punëtorët në sektorin publik deri në miratimin e ligjit për paga, në të kundërtën ata paralajmërojnë që pas 20 majit do të detyrohen të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Por nëse nuk veprohet dhe ofrohet dialogu i duhur social nga partneri social – Qeveria, atëherë më 20 maj 2022 do të mbahet protestë gjithëpërfshirëse e cila i paraprinë grevës së plotë në nivel vendi, deklaroi Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, do të ndjek nga afër rrjedhën e grevës njëorëshe në Shkollën “Asim Vokshi”.

Ndër kërkesa e sindikalistëve, mësimdhënësit por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave. Ditë më parëm, në Prishtinë, BSPK-ja organizoi gjithashtu një protestë me kërkesa të njëjta.

Shpërndaje në: