Situata në pikat kufitare, kaq janë pritjet në Merdarë e te Dheu i Bardhë

Situata në pikat kufitare, kaq janë pritjet në Merdarë e te Dheu i Bardhë

Tash kur mërgimtarët po ia mësyjnë Kosovës, gjendja në pikat kufitare ngarkohet nga pritjet e gjata për të hyrë brenda vendit, shkruan Periskopi.

Sot pikat  kufitare kanë qenë më të qeta për dallim nga ditët e tjera kur pritjet po janë deri në 2 orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për menxhim me kufi, në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 10 minuta e për të dalë nga Kosova 20 minuta.

Ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri 20 minuta ndërsa për të dalë nga Kosova pritjet janë deri 50 minuta.

 

 

Shpërndaje në: