Skënder Hyseni e Donika Gërvalla ‘fshehën’ pasurinë e tyre, megjithatë ministrja e Kurtit po “amnistohet”

Skënder Hyseni e Donika Gërvalla ‘fshehën’ pasurinë e tyre, megjithatë ministrja e Kurtit po “amnistohet”

Gjatë ditës së martë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Hysenit, të cilin e akuzon se në cilësi të Ish-Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka bërë deklarimin e saktë të pasurisë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Hyseni gjatë kohës sa e kryente këtë detyrë, nuk e kishte deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, të cilën e posedonte bashkëshortja e tij.

Për këtë ai u akuzua se e ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Megjithatë, Hyseni nuk është i vetmi i cili nuk e ka deklaruar pasurinë e tij. Edhe ministrja e Kurtit e cila e udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë e saj gjatë vitit 2021, gjatë periudhës kur e ka marrë detyrën e shtetit, shkruan Periskopi.

Demokracia.com javë më parë kishte raportuar se Gërvalla i kishte fshehur dy biznese dhe pasurinë e burrit e të fëmijëve.

Ministrja e Qeverisë Kurti II ka një biznes në Gjermani në të cilin mban postin e drejtoreshës ekzekutive, si dhe drejton Fondacionin “Jusuf Gërvalla”.

Përveç kësaj, Gërvalla nuk e ka deklaruar pasurinë e bashkëshortit dhe as të anëtarëve të tjerë të familjes, anise kjo kërkohet në nenin 5 të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë.

 

 

 

Shpërndaje në: