Skender Hyseni: Qeveria Kurti më ngjan në Organizatë jo-qeveritare, një vit – zero punë

Skender Hyseni: Qeveria Kurti më ngjan në Organizatë jo-qeveritare, një vit – zero punë

Skender Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ish-Koordinator për dialogun me Serbinë, në një intervistë për Periskopin thotë se një vit i qeverisë Kurti është një vit i retorikës boshe me ‘asnjë rezultat në asnjë fushë’. Ai thotë se Qeveria Kurti, më tepër i ngjan në Organizatë jo-qeveritare.

Për dialogun me Serbinë, z.Hyseni tha se ‘nuk jemi askund’ dhe se jemi kthyer ‘në pikën zero’.

 

INTERVISTA E PLOTË

 

PERISKOPI: Janë bërë një vit, që kur Albin Kurti mori mandatin e tij si kryeministër. Si e keni parë qeverisjen e kryeministrit Kurti brenda këtij viti?

SKENDER HYSENI: Kam parë retorikë boshe, nuk kam parë qeverisje, nuk kam parë rezultate pothuajse  në asnjë fushë. I tërë viti ka kaluar në shenjë akuzimi në shenjë gati deri në linçim të qeverive të kalume të Kosovës. Një vit ka kaluar duke portretuar Kosovën deri tani si vend të krimit dhe korrupsionit dhe asgjë më shumë, çuditërisht krerët e shtetit nuk kanë lënë forum , konferencë ndërkombëtare pa e shfrytëzuar për ta portretizuar Kosovën ashtu siç nuk është. E vërteta është se në Kosovë ka krim e korrupsion ordiner, e nuk jam unë ai që përcaktoi në çfarë shkalle po sidoqoftë kjo nuk është parashenja e Kosovës, nuk është e veçanta e Kosovës sepse Kosova për 23 vjet ka arritur në liri dhe 14 vjet si shtet ka bërë përparime të jashtëzakonshme në të gjitha fushat. Për një periudhë shumë të shkurtër Kosova nga një vend i rrënuar nga lufta ka filluar është bërë një shtet shumë funksionalë, me një infrastrukturë të mirë në të gjitha rrafshet. Prandaj me keqardhje e them që gjatë një viti qeverisje të kësaj qeverie, unë nuk kam parë asgjë  me të cilën do të mund të krenohej çfarëdo qeverie.

PERISKOPI: Tri premtime të z.Kurtit, që nuk janë realizuar por që sipas jush do të mund të realizoheshin brenda këtij viti?

SKENDER HYSENI: z.Kurti ka bërë premtime të shumta, nuk janë 3 janë 30 mbase edhe më shumë. Dhe nuk kujtojmë asnjë premtim elektoral që e ka bë Kurti dhe e ka zbatuar deri më sot. Dështimet janë evidente, sidomos në  politikën e jashtme, dështimet janë evidente në dialogun me Serbinë, dështimet janë evidente në koordinimin dhe forcimin e partneritetit me SHBA dhe BE, dështimet janë  në shumë fusha. Z.Kurti sillet në rrafshin ndërkombëtarë me arrogancë ka  një retorië popullsitë e cila në vend që të forcojë stabilitetin e vendit, rrezikon të destabilizoi vendin edhe z.Kurti me çdo vendim që merr është popullsitë dhe popullzimi nuk i sjell asnjë dobi Kosovës. Kjo duhet kuptohet dhe të thuhet qartë. Për fat të keq z,.Kurti po e vazhdon këtë politikë të izolimit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtarë, pa pasur një opozitë të mirëfilltë e cila e ngreh zërin kundër një politike që qon në drejtim të izolimit të mëtejmë të Kosovës. Pra unë po ashtu e shoh jo të mirë, edhe sjelljen e opozitës në Kosovë e cila duket që qëndron  e heshtur qëllimisht, e që është akoma më keq, në pritje të gabimeve të mëdha të z.Kurti dhe kjo opozitë nuk e kupton që gabimet e mëdha të z.Kurti përkthehen në gabime që dëmtojnë tërë popullin e Kosovës dhe vendin dhe jo vetëm Kurtin. Pra nuk bëhet opozitë duke qëndruar në vend pabërë asgjë në pritje kalkuluese që mund të bëjë kundërshtari politik. Është opozitë bërje tërësisht e gabuar të cilën nuk duhet pranuar as populli i Kosovës. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për një opozitë dinamike e cila  e merr guximin të artikuloj qartë çka është interes i Kosovës sot. Kosova përballet me tema si zgjedhjet serbë, votimi i serbëve e tema të tilla ndërkohë nuk e ka guximin kjo opozitë e lërë më qeveria që ti kryej detyrat e veta me përgjegjësit shtetërore duke evituar retorikën popullsite e cila mund të shkaktoj destabilizim, unë besoj të kontrolluar, megjithatë kur kemi përballë një konflikti në Ukrainë një agresion Rus në Ukrainë, e edhe prani ruse edhe në Serbi, e mbase edhe në Veri të Kosovës. Kosovës sot më së paku i duhet ndonjë deklarim popullsit që mund të provokoi situata destabilizuese.

PERISKOPI: Komenti juaj për deklaratën e  fundit të Vuçiqit për votimin e serbëve në Kosovë

SKENDER HYSENI: Unë nuk kam parë asnjë vendim  të presidentit Vuçiq, dhe t’ua them të drejtën unë jam nga ata që preferoi t’i shohim punët tona sepse Serbia do të  vazhdoj të bëjë punën e vet kundër Kosovës dhe ne nuk duhet të na befasoi që Serbia do të dalë kundër Kosovës në çdo plan, dhe ne gabojmë nëse e humbin gjithë kohën duke vajtuar se çfarë tha Vuqiqi. Serbia do të vazhdoj të kundërshtoj Kosovën, por kjo duhet neve të na mobilizoi akoma më shumë që të koordinohemi bashkë, me partnerët e Kosovës në bot (SHBA-BE) e sidomos me anëtarët e QUINT-t, sugjerimet dhe thirrjet dashamirëse  të të cilëve duhet të analizohen me kujdes dhe në to duhet të jepet përgjigje akoma më e kujdesshme.

PERISKOPI: Si e keni parë Kosovën dhe politiken e saj të jashtme, duke pasur parasysh që brenda këtij viti nuk kemi asnjë njohje, dhe as  anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare?

SKENDER HYSENI: Unë nuk kam parë politikë të jashtme të Kosovës, në vitin të fundit. Konstatimi im me keqardhjeje  është se Kosova nuk ka politikë të jashtme fare sot.

PERISKOPI: Cili nga ministrat e qeverisë Kurti, ka dështuar në këtë mision dhe pse?

SKENDER HYSENI: Dështimi është kolektiv i qeverisë Kurti.  Është një qeveri jo kompetente është një qeveri tërësisht e pa strukturuar është një  qeveri e cila nuk ka plane pune e plane veprimi afatgjatë. Kjo qeveri vetem benë  është reagime retroaktivë në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Është një vëzhguese sikur të ishte një organizatë jo qeveritare kaq. Unë e shoh punën e qeverisë si të tërësishme, nuk e shoh punën qeverisë në rrafsh parcial..

PERISKOPI: Komenti juaj për mos vizitën e Kurtit në SHBA dhe arsyetimet e tij?

SKENDER HYSENI: Nuk do ta komentoj shumë, sepse është  çështje e agjendave që dakordohen me kohë. Natyrisht që është një sinjal jo i mirë që kryeministri Kurti për një vit si kryeministër nuk ka arritur të vizitojë Uashingtonin. Unë nuk shoh koordim sistematik  të politikave të jashtme por edhe atyre të brendshme me SHBA.

PERISKOPI: Si po qëndron Kosova aktualisht në dialog dhe ku jemi në këtë proces?

SKENDER HYSENI: Në dialog nuk jemi askund, çdo gjë është kthyer në pikën zero për fatkeq. Duket se kjo qeveri nuk e ka idenë  as konceptin e saj se si duhet të i qaset dialogut dhe çfarë duhet të bëjë. Në vitin 2020 unë kujtojë që dialogu ishte vënë në binar normal të arsyeshëm, me ni synim të qartë dhe kornizë kohore të qartë se çfarë duhet të arrihet me këtë dialog.  Për fat të keq kjo qeveri  pretendon që historia fillon me ta, çdo gjë lind me ta, prandaj edhe bëhen këto gabime.

PERISKOPI: Komenti juaj për deklaratën e z.Kurti ’’ Nuk po na mbron vetëm NATO neve, por edhe ne po e mbrojmë NATO’në

SKENDER HYSENI: Si mund ta komentosh ndryshe. Është qesharake. Ndërkaq anëtarësimin në NATO unë e kam quajtur të përshpejtuar  dhe kam sugjeruar të krijohet një tas-forcë e veçantë, me një detyrë të veçantë e që është lobimi i rreptë, agresive për përshpejtimin e anëtarësim në NATO. Nuk është punë e lehtë, por ushtria e Kosovës ka kaluar 4 vjet të periudhën së transformimit. Ndërsa nuk është punë e lehtë, sidoqoftë nuk e shoh të pamundur një anëtarësim pak ma të shpejt Kosovës në NATO përball zhvillimeve në botë sidomos të Ukrainës. Nuk është bota më ajo që ishte para agresionit Rus në Ukrainë./Intervistoi: Besarta Hoti / Periskopi/ 

 

 

Shpërndaje në: