Skuadra e Florent Hadërgjonajt edhe zyrtarisht bie nga Premier Liga
Pas humbjes 2-0 nga Crystal Palace, Huddersfield edhe zyrtarisht ka rënë nga Premier Liga.
Ekipi ku aktivizohet Florent Hadërgjonaj, i cili flitet se shumë shpejt do ta vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës, ka tubuar vetëm 14 pikë dhe nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Championship.
Ky ishte sezoni i dytë i Huddersfield në Premier Ligë në gjithë historinë e klubit, transmeton Periskopi.

Bordi i ekipit anglez më herët shkarkoi trajnerin David Wagner, i cili arriti ta promovonte për herë të parë ekipin në Premier Ligë, ndërsa emëroi gjermanin Jan Siewert.
Ky i fundit nuk ia arriti qëllimit që ta mbante Huddersfieldin së paku edhe një sezon në kampionatin elitar anglez.
Ku kanë mbetur edhe pak javë pa përfunduar kampionati, Huddersfield tani luan vetëm për formalitet. /Periskopi/



