Skuadra kosovare regjistron barazim të rëndësishëm në ndeshjen e parë të Champions Leagues

Skuadra kosovare regjistron barazim të rëndësishëm në ndeshjen e parë të Champions Leagues

Skuadra kampione e Kosovës në futsall ka barazuar në ndeshjen e parë të Grupit 7 në UEFA Champions League.

Përballjen e parë gjakovarët e zhvilluan kundër Toulon Elite të Francës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat të barabartë 5-5, raporton Periskopi.

Image may contain: text

Tani të dy skuadrat vëmendjen e bartin nga ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Stalista Minsk dhe Hovocubos të Holandës.

Takimin e ardhshëm Liburni e luan pikërisht kundër holandezëve.

Ndeshjen e tretë dhe të fundit, gjakovarët e luajnë ndaj favoritit të grupit Stalitsa Minsk. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: