“Skuqi” ambasadorin rus, detyrohet të largohet nga Polonia pas kërcënimeve

“Skuqi” ambasadorin rus, detyrohet të largohet nga Polonia pas kërcënimeve

Një grua ukrainase që kishte hedhur ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus në Poloni si shenjë proteste kundër luftës në Ukrainës është larguar nga kryeqyteti polak pas kërcënimeve me jetë, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Gazetarja Iryna Zemliana tha se brenda pak orëve pas hedhjes së ngjyrës ndaj ambasadorit Sergei Andreev gjatë festimeve për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, ajo ka pranuar shumë kërcënime në rrjetet sociale.

“Duket se rusët janë të gatshëm të vrasin për ambasadorin e tyre i cili u spërkat me ngjyrë sepse po qëndronte afër meje. Unë kam marr mijëra mesazhe kërcënuese. Kurrë nuk kam parë një sulm të tillë në jetën time”, tha ajo.

Ajo shtoi se vetëm pak orë pas incidentit, të gjitha të dhënat private të saj, përfshirë numrin e pasaportës, adresën në Ukrainë, numrin e telefonit dhe të gjitha llogaritë e rrjeteve sociale ishin postuar në kanalin rus mediatik, Telegram.

Në një postim të saj në Facebook, ajo tha: “Unë u detyrova të largohem nga Varshava nën mbrojtje sepse isha e rrezikuar. Kurrë nuk e kam menduar se duhet të iki dy herë”. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: