Sonte zhvillohet ndeshja Slloveni – Kosovë
Sonte (e diele) do zhvillohet ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve në grupin C.
“Dardanët” synojnë fitore edhe pse do jetë vështirë, meqenëse kanë mungesa të shumta.
Optimist për këtë super përballje ishte edhe trajneri i përkohshëm Muharrem Sahiti, që dje në konferencë për media tha se do provojnë të arkëtojnë pikët e plota.
“E njohim mirë kundërshtarin, kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe nesër do të provojmë të fitojmë, është ndeshje e rëndësishme dhe duam ta shohim reagimin e kundërshtarëve”.
Gjithashtu edhe trajneri slloven Kek, konfirmoi që qëllimi është vetëm fitorja, derisa dje lavdëroi Kombëtaren e Kosovës.
““Qëllimi ynë është vetëm fitorja. Kosova është skuadër e formuar me yje që luajnë në skuadrat e mëdha të Evropës”.
Ndërkohë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës nis në ora 20:45.



