Sot finalja e madhe Kroaci-Francë, vendoset Kampioni i Botës

Periskopi.com Botërori 2018

Sot me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja finale e Kampionatit Botëror Russia 2018, mes Francës dhe Kroacisë.

Të dyja këto kombëtare nuk kanë pasur një rrugëtim të lehtë për të ardhur deri tek kjo finale, pot tashme te dyja do të luajnë për tu shpallur kombëtarja më e mirë e botës.

Franca që nga fillimi i këtij kampionati u cilësua si një ndër favorite për të fituar këtë kampionat, mirëpo në finale do ta kenë përball një Kroaci të bashkuar e cila me forca të përbashkëta ka arritur deri këtu dhe synon ti befasojë të gjithë duke ngritur lartë trofeun më të çmuar të futbollit.

Franca ka një bilanc më të mirë në përballje direkte me tri fitore dhe dy barazime, ndërsa ndeshja e vetme mes këtyre dy kombëtareve në një kampionat botëror është luajtur në vitin 1998 dhe është fituar nga Fraca me rezultat 2 me 1, ku trajneri i tanishëm i Francës ishte njëri nga lojtar kyç të ndeshjes.

Tri finalet e fundit të Kupës së Botës kanë shkuar me kohë shtesë. Gjithsesi, vetëm dy finale janë vendosur me penallti në historinë e Botërorit (1994, 2006).

Kjo do të jetë finalja e tretë për Francën në Kupën e Botës, duke fituar njërën në vitin 1998 dhe duke humbur tjetrën me penallti në vitin 2006. Gjithashtu, ata janë skuadra me më shumë pjesëmarrje, gjithsej  tre herë  në finalen e Kupës së Botës që nga 1998-a, duke lënë mbrapa Gjermaninë dhe Brazilin me nga dy herë.

Kjo do të jetë finalja e parë e Kroacisë në një Botëror, kombëtarja e 13-të e ndryshme dhe e 10-a europiane që merr pjesë në aktin final të Kupës së Botës.

Dy debutuesit e fundit të finales e kanë fituar atë ,Franca në 1998 dhe Spanja në 2010, ndërsa debutuesit e fundit që kanë humbur kanë qenë holandezët në  vitin 1974.

Kujtojmë që finalja e madhe të këtij botërori do të hapet me performancën e këngëtarës kosovare Era Istrefi e cila në bashkëpunim me dy këngëtarët tjerë do të performojë këngën zyrtare të këtij Botërori.