Sot gjithçka frymon bardh e kaltër – Kosova luan ndeshjen deçizive kundër Malit të Zi

Periskopi.com Sporti

Dita e ndeshjes – Kosova luan sonte ndër takimet më të rëndësishme në historinë e saj

‘Dardanët’ do të përballen me Malin e Zi në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Malazezët nuk kanë asnjë gjasë për kualifikim, por do tentojnë të prishin matematikat tona padyshim.

Kosova renditet e treta në grupin A me 8 pikë, katër më pak se Çekia në vendin e dytë dhe me një ndeshje më shumë.

Bernard Challandes ka në dispozicion të gjithë lojtarët e ftuar, andaj duhet të besojmë në zgjedhjet e tij.

Optimizmi është i madh prandaj të gjithë besojmë se PO… mund t’ia dalim! Forca Kosova!

Shpërndaje në: