Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – Ja gjithçka që duhet të dini

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – Ja gjithçka që duhet të dini

Shorti i çerekfinaleve e gjysmëfinaleve të UEFA Champions League 2023/24 do të zhvillohet sot në orën 12:00.

A mund të luajnë skuadrat nga i njëjti vend me njëra-tjetrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve?

Po, është një short i hapur.Si funksionon shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve?

Tetë topa që përmbajnë emrat e çerekfinalistëve vendosen dhe përzihen. Skuadra e parë e shortuar e luan ndeshjen e parë në shtëpi, kundër skuadrës së dytë. Procedura përsëritet me topat e mbetur për të përfunduar çiftet çerekfinale.

Kur zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale?

Ndeshjet e para çerekfinale: 9/10 prill
Ndeshjet e dyta të çerekfinales: 16/17 prill
Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/1 maj
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 7/8 maj

Shpërndaje në: