Sot, të gjithë sytë kah Scholz

Sot, të gjithë sytë kah Scholz

OIaf Scholz i ka vendosur vetes një detyrë të vështirë.

Kancelari gjerman kishte thënë se ai nuk do ta vizitojë Ukrainën thjesht dhe vetëm për fotografi, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Kështu, çfarë do të ofrojë ai? Ambasadori ukrainas në Berlin është i qartë duke i thënë një gazete gjermane këtë mëngjes se Kievi dëshiron armatim të rëndë nga Gjermania, veçanërisht tanke Leopard dhe Marder.

Tanket janë bërë paksa fjalë të ndyta në Berlin. Scholz pati premtuar artileri dhe armë të rënda për Ukrainën, por ende nuk e ka materializuar premtimin. Gjermania ka dërguar mjete të tjera të luftës dhe të ndihmave, por nëse krahasohet me GDP-në kombëtare, kontributi i saj financiar zbehet nga ai i shteteve baltike dhe Polonia.

Ukraina e ka akuzuar atë se po përpiqet ta balancojë mbështetjen për Kievin me një dëshirë për ta ruajtur një marrëdhënie me Rusinë. Është një dyshim që ai duhet ta largojë sot.

Dhe nuk është vetëm lidershipi ukrainas që do ta shikojë Scholzin nga afër sot.

Gjermanët gjithashtu dëshirojnë të dinë se për çfarë qëndron ky lider- që është duke fituar një reputacion paska turbullues.

I nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës, Scholz pretendon se ka dërguar vendin e tij në një nivel tjetër sa i përket çështjeve mbrojtëse dhe ushtarake. Por prapa zotimeve për të shpenzuar më shumë për ushtrinë gjermane, shumë po hamendësojnë se çfarë në të vërtetë nënkupton ai.

Prandaj, edhe nëse ai fotografohet sot, kjo vizitë është një mundësi për Scholz për të bërë të ditur atë që moti e ka premtuar- qartësinë. /Periskopi/

Shpërndaje në: