Sot u shkrua historia në Lojërat Olimpike, ndodhi ajo që nuk e kishim parë për 113 vite më parë

Sot u shkrua historia në Lojërat Olimpike, ndodhi ajo që nuk e kishim parë për 113 vite më parë

Sot, për herë të parë në 113 vite, dy atletë kanë ndarë medaljen e artë në Lojëra Olimpike, përcjell periskopi.

Ngjarja e ndodhur në Stadiumin Olimpik të Tokios, mes Mutaz Essa Barshim të Katarit dhe Gianmarco Tamberi, do të mbetet në histori.

Në garat e kërcimit, dy atletët kanë ndarë rezultate të njëjta, duke kaluar të dy lartësinë prej 2.37 metra, por duke dështuar në 2.39.

Me asnjërin që nuk bëri asnjë gabim, nuk kishte se si të bëhej diferenca. Zyrtarët propozuan një ‘Jump-off’, por garuesi nga Katari propozoi të ndahet medalja.

“A mund të kemi dy të arta”, pyeti garuesi nga Katari. “Është e mundur”, tha zyrtari, i cili nuk mund të përfundonte fjalinë e tij, pasi të dy atletët shpërthyen në festë.

Kujtojmë se në garën e kërcimit, ishte Maksim Nedasekau ai që  fitoi medaljen e bronztë. /Periskopi/

Shpërndaje në: