Spahiu: VV e LDK mendojnë që populli do të mbetet gjithë budallë siç është tash

Spahiu: VV e LDK mendojnë që populli do të mbetet gjithë budallë siç është tash

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se Vetëvendosje dhe LDK po e mendojnë ‘popullin budallë kështu si është tani. Në Frontal, ai tha se këto dy parti po llogarisin gabim.

“Këta po mendojnë që kanë me ngelë vetëm këto dy forca politike kanë me ngelë në Kosovë. Këto dy parti e shohin konkurente njëra tjetrën në të ardhmen që është një premisë e gabuar sepse nuk varet se cili ka me qenë autoriteti i LDK apo VV në të ardhmen, por qysh kanë me qeverisë në të ardhmen. Nuk duhet me llogaritë që ky popull ka me mbetë budallë kështu qysh është. Kjo shoqëri ka avancu, sot jemi më të menqur se para dhjetë vjetësh e shpresojmë që do të jemi më të mençur edhe në dhjetë vjetët e ardhshme. Votuesit nuk kanë me mendu më se kush ka qenë në pushtet por kush e ka përdorë atë pushtet”, ka thënë ai.

Spahiu në një deklaratë të mëhershme në këtë emision, paralajmëroi fitoren e mundshme të PDK-së në rast se vendi shkon në zgjedhje./Periskopi/

Shpërndaje në: