Spinazzola: Do të rikthehem pas 75 ditëve

Spinazzola: Do të rikthehem pas 75 ditëve

Mbrojtësi italian, Leonardo Spinazzola ka treguar se është në rrugë të mirë për t’u rikuperuar nga lëndimi i pësuar në Euro 2020.

Anëtari i skuadrës së Romës ka thënë se shpreson që të jetë gati për t’u kthyer pas 75 ditëve, përcjell Periskopi.

“Jam mirë. I kam larguar patericat. Po ecën mirë sepse po punoj shumë. Jam në gjysmë të rrugës së rikuperimit. Duhen afërsisht edhe tre muaj”, ka thënë Spinazzola.

“Nëse gjithçka shkon mirë, duhen edhe 75 ditë për t’u rikthyer në fushë”, shtoi lojtari, transmeton Periskopi.

28 vjeçari pësoi një lëndim në çerekfinalen e Euro 2020 kundër Belgjikës. Ai ishte në mesin e më të mirëve në Kampionatin Evropian. /Periskopi/

Shpërndaje në: