Statistikat e Aubameyangut këtë sezon janë thjesht të tmerrshme
Fansat e Arsenalit ishin të ngazëllyer kur Pierre-Emerick Aubameyang nënshkroi vazhdimin e kontratës në shtator.
Me 56 gola në 92 ndeshje që prej kur u transferua nga Borussia Dortmundi më 2018, sulmuesi ka qenë një prej lojtarëve kryesorë të ”Topçinjëve”, derisa pjesa tjetër e skuadrës nuk po performonte mirë, transmeton Periskopi.
Mirëpo, që prej kur ai nënshkroi marrëveshjen e re, golat janë ndalur dukshëm.
Asnjë sulmues i Mikel Artetas nuk ka shënuar së fundmi, për të qenë të drejtë, teksa klubi londinez ka realizuar vetëm nëntë gola në tetë ndeshjet hapëse të sezonit.
Por rënia e Aubameyangut është, në veçanti, alarmuese.
Në humbjen 3-0 nga Aston Villa, ai dështoi të regjistronte qoftë edhe një goditje. Sipas ‘Statman Dave’, kjo është ndeshja e tretë që ai regjistron këtë statistikë këtë sezon.
Kjo është tejet dobër për një lojtar me pedigre të Aubameyangut, por e keqja nuk përfundon këtu.
Në Premier League, ai ka shënuar vetëm dy herë këtë sezon, një herë kundër skuadrës së sapo promovuar Fulhamit, dhe një penallti kundër Manchester Unitedit.



