Statistikat horror të Messit në debutimin me PSG-në mbrëmë, të cilat të gjithë po mundohen t’ia ‘fshehin’

Statistikat horror të Messit në debutimin me PSG-në mbrëmë, të cilat të gjithë po mundohen t’ia ‘fshehin’

Lionel Messi luajti për herë të parë në fanellën e PSG-së, të dielën mbrëma, në një ndeshje kundër Reimsit.

Superylli argjentinas kompletoi transferimin sensacional në ‘Parc des Princes’ këtë verë, duke i dhënë fund aventurës së gjatë te Barcelona, të cilës i ishte bashkuar në moshën 13-vjeçare, transmeton Periskopi.

Ai u inkuadrua në pjesën e dytë në takimin kundër Reimsit, në vend të Neymarit, duke luajtur për 24 minuta.

Ai kompletoi 20 nga 21 pasimet e përpjekura, por askush ende nuk po i përmend statistikat e tjera të tij.

Gjashtë herë ‘Topi i Artë’ ishte në fakt totalisht anemik përgjatë krejt minutave sa ishte në fushë.

Zero gola, zero asiste, zero goditje brenda kornizës së portës, zero goditje jashtë kornizave të portës, zero goditje të bllokuara, zero driblime dhe 25 prekje të topit.

Për më tepër, ai pati edhe zero shanse të krijuara, 0 pasime kyçe, u driblua një herë nga kundërshtari.

Më keq se kaq, vetëm nëse nuk do të luante fare. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: