Sterling lidhet me një largim të mundshëm nga Man City, De Bruyne ka një këshillë për të

Sterling lidhet me një largim të mundshëm nga Man City, De Bruyne ka një këshillë për të

Raheem Sterling vazhdon të jetë një nga lojtarët më të komentuar të skuadrës së Manchester City.

Anësori anglez, Raheem Sterling, ka shprehur pakënaqësitë e tij së fundmi lidhur me minutazhin e tij te Manchester City.

Lojtari lidhet me një kalim të mundshëm drejt Barcelonës, megjithatë, në mesin e gjithë këtyre fjalëve, një këshillë për të ka dhënë Kevin De Bruyne.

“Rotacioni është i rëndësishëm. Loja në katër kompeticione dhe arritja larg në to, është e vështirë. E kuptoj frustrimin, jam lojtar dhe ka disa lojtarë që kanë nevojë për më shumë ritëm dhe ndoshta Raz ka nevojë për më shumë, mua më duhet po ashtu”, ka thënë De Bruyne, transmeton Periskopi.

“Është e vështirë të luash një ndeshje por është trajneri që merr vendimet dhe është e vështirë. Ne kemi një grup prej 22, 23 që janë të shkëlqyer. Kushdo që zgjidhni është i mirë. Kurdo që skuadra luan mirë, nuk mund të thoni shumë si lojtar. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”, shtoi belgu.

Raheem Sterling ishte startues në ndeshjen e fundit të Manchester City, të cilën kampionët në fuqi e fituan këtë fundjavë. /Periskopi/

Shpërndaje në: