Strakosha dhe Imobile shkaktarë për përjashtimin e Lazios nga Serie A?

Strakosha dhe Imobile shkaktarë për përjashtimin e Lazios nga Serie A?

Prokuroria Federale, e drejtuar nga Giuseppe Chine, ka ndërhyrë, duke nisur një hetim për çështjen e tamponëve të Lazios dhe nëse vërtetohet se kryeqytetasit kanë mashtruar me testet për të mundësuar lojtarë të vet, që të luajnë në Itali, atëherë Lazio rrezikon përjashtimin nga Seria A, transmeton Periskopi.

“Molla e sherrit” janë tre lojtarë: Thomas Strakosha, Çiro Imobile dhe Lukas Leiva. UEFA ia ka ndaluar klubit bardhekaltër t’i grumbullojë këta lojtarë për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampioneve. Në testet e kryera javën e kaluar, UEFA zbuloi se këta 3 futbollistë ishin pozitivë ndaj koronavirusit dhe nuk mund të luanin në Champions.

Megjithatë, pas tamponëve të kryer në Itali për ndeshjen me Torinon, Lazio njoftoi se 3 futbollistë ishin negativë. Kësisoji, i grumbulloi për ndeshjen e kampionatit. Strakosha qëndroi në stol, ndërsa Imobile dhe Leiva u aktivizuan në ndeshje. Sipas protokolleve të pandemisë dhe rregullave të FIGC, nëse rezulton që Lazio ka bërë ndonjë parregullsi për t’i pasur gati tre lojtarët, atëherë dënimi për të do jetë i madh. Skuadra e presidentit Lotito rrezikon që nga heqja e pikëve në renditje, te gjoba e majme, deri te përjashtimi nga kampionati.

 

Shpërndaje në: