Studentët ia arrijnë qëllimit, vendosin mbishkrimin mbi kishën serbe

Studentët ia arrijnë qëllimit, vendosin mbishkrimin mbi kishën serbe

Përkundër kundërshtimit me forcë të Policisë së Kosovës, aktivistët Lëvizjes studentore SKV ia kanë arritur që të vendosin mbishkrimin e tyre mbi Kishën Ortodokse Serbe.

“Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit”, thuhet në këtë mbishkrim.

Studentët, të përkrahur edhe nga disa profesorë të UP-së kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër funksionalizmit të Kishës.

Me përfundimin e aksionit protestuesit kanë filluar të shpërndahen të qetë, ndërsa numri i të arrestuarve si pasojë e përplasjes nuk dihet ende. /Periskopi/

protesta1

Shpërndaje në: