Studimi i hatashëm shkencor e zbulon: Është mirë apo jo për shëndetin të shikosh futboll

Studimi i hatashëm shkencor e zbulon: Është mirë apo jo për shëndetin të shikosh futboll

Në një pikë gjatë jetës tonë, të gjithëve na është thënë se e teprojmë duke shikuar futboll.

Pastaj është sugjerimi që supozon se futbolli është i keq për shëndetin tuaj, transmeton Periskopi.

Djersitja, nervat dhe ankthi zakonisht janë gjëra që ndjehen nga fansat prezentë në tribuna, veçanërisht nëse është ndonjë ndeshje domethënëse.

Por këto simptoma negative asnjëherë nuk janë dëshmuar se janë të vërteta, derisa para fushatës 2019/20, “BetVictor” ka thyer disa mite të sportit.

p1di3g24evds7rkj1evl186d5lq9.jpg

Në fakt, studimi i tyre shkencor – i bërë në partneritet me Universitetin Biomedikal të Leedsit – ka konfirmuar se futbolli është i mirë për shëndetin.

Ata kanë analizuar 25 fansa të Leeds Unitedit, me moshë nga 20 deri në 62-vjeç, përgjatë tri ndeshjeve kyçe në Championship fushatën e kaluar.

Këta fansa u monitoruan fizikisht dhe psiqikisht gjatë këtyre ndeshjeve për të gjurmuar tre faktorët kyç – rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut dhe disponimin.

Pjesmarrësit bartën monitorë që matin rrahjet e zemrës përgjatë ndeshjes, derisa shtypja e gjakut u kontrollua në intervale të ndryshme.

p1di3g2oqe61g831icu1r3k1g1bb.jpg

Fansave iu kontrollua gjithashtu edhe disponimi dhe u intervistuan pas secilës ndeshje për të arritur në konkludime psikologjike.

Rezultatet zbuluan se rritja e rrahjeve të zemrës përgjatë ndeshjes ndikoi në “stres pozitiv” – e ngjashme me ato që i përjeton njeriu gjatë ushtrimeve kardiovaskulare – duke dëshmuar se të shikosh futboll është mirë për shëndetin tuaj.

Kur Leedsi fitoi, shtypja e gjakut te secili fans ra, tjetër benefit shëndetësor.

Sa i përket impaktit psikologjik, secili pjesmarrës ishte në disponim pozitiv për të paktën 24 orë pas fitores – mirëpo, jo befasisht, humbja rezultoi me periudhë të shtuar të disponimit të ulët.

Gjëra interesante. Tani e kemi verdiktin e shkencës rreth benefiteve shëndetësore të futbollit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: