Studimi tregon se në dorë të kujt janë 85% e armëve në botë

Studimi tregon se në dorë të kujt janë 85% e armëve në botë

Statistikat e fundit tregojnë se mbajtja e armëve privatisht është në rritje, me vendet e pasura që po lënë pas vendet në zhvillim, dhe ato të dalurat nga lufta.

Në një raport të detajuar, Small Arms Survey ka hulumtuar numrat e armëve në 230 vende të ndryshme të botës, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Raporti i tyre i fundit – që ka ekzaminuar pronësinë e revolverëve dhe pistoletave që mbushen vetë, çifteve të gjahur, etj. – ka treguar se janë rreth 1 miliardë armë zjarri në botë – një rritje me 17% krahasuar me dekadën e fundit.

Shumica e armëve vlerësohet që mbahen nga civilët [85%]; ndërkohë që agjencitë e rendit dhe ushtria ka 13%.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vetëm 4% të popullësisë së botës, ata kanë në dorë 40% të armëve të botës. /Periskopi

Shpërndaje në: