“Sulmi fiton ndeshje, por mbrojtja fiton tituj”

“Sulmi fiton ndeshje, por mbrojtja fiton tituj”

Mbase shumëkush nga sportdashësit mund të mendojë se roli qendrorë i futbollistit mbrojtës është ta parandalojë kundërshtarin që të shënojë gola kundër ekipit të tij. Por ja që e ka gabim kushdo që e ka një qasje të tillë reduskioniste karshi rolit te lojtarit të fazës defansive.

Një mbrojtës i mirë me aftësitë e duhura mbrojtëse është një aset i vlefshëm për çdo skuadër. Në fakt, është legjenda Sir Alex Ferguson, që dikur tha, “sulmi fiton ndeshje, por mbrojtja fiton tituj”.

Sidoqoftë, mbrojtësit e me aftesi shënimit ​​janë një nga asetet me të çmuar në këtë sport, dhe çdo skuadër pëlqen t’i ketë në gjirin e vet.

Futbolli ndër vite ka pasur disa mbrojtës shumë të frytshëm që shënojnë gola, duke përfshirë Sergio Ramosin e Real Madrid, i cili kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shënimin dhe fitimin e ndeshjeve për klubin e tij.

Prandaj sot, le t’i hedhim një vështrim se cilët janë dhjetë mbrojtësit më efikasë të të gjitha kohërave.

Në krye të listës është ish- mbrojtësi i Barcelonës dhe Kombëtares holandeze dhe, aktualisht timonieri i Barcelonës, Ronald Koeman, i pasuar nga argjentinasi, Daniel Passarella.

Shihni listën më poshtë. /Periskopi

 

Shpërndaje në: