Sulmi kibernetik, Qeveria: Shërbimet tani të qasshme, nuk janë cenuar të dhëna

Sulmi kibernetik, Qeveria: Shërbimet tani të qasshme, nuk janë cenuar të dhëna
Qeveria e Kosovës ka thënë se sistemet qeeritare janë përballur me sulm kibernetik të llojit DDoS gjatë javës së kaluar, që kë shkaktuar pengesa në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare.

Përmes një postimi në Facebook, qeveria ka njoftuar se sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit dhe tani të gjitha shërbimet qeveritare janë të qasshme dhe pa pengesa.

Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i Qeverisë:

Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare. Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël. Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës

 

Shpërndaje në: