Sulmohet fizikisht kryetari i BIK-ut në Viti

Sulmohet fizikisht kryetari i BIK-ut në Viti

Husamedin Hoxha, kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti është sulmuar fizikisht sot paradite në zyrën e tij.

Insajderi merr vesh se ai është sulmuar fizikisht nga një imam i cili është kundërshtar i tij dhe ka për synim të zë vendin e tij në BIK.

Rastin e ka konfirmuar për Insjaderin edhe vetë kryetari Husamedin Hoxha i cili tha se e ka lajmëruar rastin në polici.

“Rastin e kam lajmru në polici të Vities. Aty i keni të gjitha informacionet. Deklaratën e kam dhënë në orën 11”.

Hoxha përshkruan se si u sulmua në zyrën e tij. Ai thotë se ka pasur sulm fizik ku është kalur për fyti nga I dyshuari

“Ai ka ardh në zyrën time dhe ma ka ngjit për fyti. Kemi pas kacafytje, unë jam kryetar I këshillit dhe s’mundem me u bo arrogant në këso raste” ka thënë ai.

Insajderi ka kontaktuar edhe policinë të cilët pritet qe ta konfirmojnë rastin.

Shpërndaje në: