Sulmoi tifozin e Liverpoolit, dënohet me tre vite e gjysmë burg
Një tifoz i Romës është burgosur për tre vite e gjysmë pasi ka pranuar sulmin ndaj tifozit të Liverpoolit Sean Cox përpara gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në ‘Anfield’, sezonin e kaluar.
Simone Mastrelli u shpall i fajshëm në Gjykatën e Preston Crown pasi dëmtoi në mënyrë të paligjshme dhe keqdashëse, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore Sean Coxit, i cili kaloi katër javë e gjysmë në një spital neurologjik të specializuar në qendrën Walton të qytetit të Liverpool pas sulmit.
53-vjeçari u transferua pastaj në Spitalin Beaumont në Dublin dhe vazhdon shërimin e tij nga lëndimet e rënda në Spitalin Kombëtar të Rehabilitimit të Irlandës në Dun Laoghaire, transmeton Periskopi.

Mastrelli u deklarua jo fajtor për një akuzë të veçantë të çrregullimit mendor, i cili do të qëndrojë në dosje pasi gjykata e pranoi lutjen e tij.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Inspektori Detektiv i Policisë së Merseyside, Paul Speight. /Periskopi/



