Sulmuesi legjendar italian pensionohet nga futbolli

Sulmuesi legjendar italian pensionohet nga futbolli

Veterani italian, Giampaolo Pazzini ka njoftuar në rrjetet sociale se është pensionuar nga futbollist profesionist në moshën 36 vjeçare.

Klubi i fundit i tij ishte Verona, por kontrata e tij me këtë klub skadoi verën e kaluar dhe që prej asaj kohe ai është një agjent i lirë.

Pazzini ishte duke pritur për një ofertë të mirë, por në fund ai vendosi t’i japë fund karrierës së tij.

Ai u shfaq në skenën italiane me fanellën e Atalanta dhe luajti futbollin më të mirë të tij në Fiorentina dhe Sampdoria. Pastaj pasoi një transferim në Inter ku ai nuk shkëlqeu, ai gjithashtu luajti për rivalin e qytetit të zikaltërve, Milanin.

Ai qëndroi në Verona për pesë vjet dhe u huazua te Levante për një sezon. Ai gjithashtu luajti për ekipin kombëtar italian, duke shënuar katër gola në 25 paraqitje.

Shpërndaje në: