Superliga e Kosovës vazhdon në mesjavë me super ndeshje
Superliga e Kosovës nuk humbet kohë dhe kësisoj vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 14-të.
Padyshim se ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Gjilan ku skuadra kampione, Drita, do ta pres Feronikelin.
Interesant pritet të jetë edhe në ndeshjen në Podujevë, ku skuadra e Tahir Batatines, Llapi, do ta pres skuadrën kryeqytetase, Prishtinën.
Më poshtë e keni orarin e plotë:
Drita – Feronikeli ( e martë, 24 nëntor – 13:00)
Arbëria – Gjilani ( e martë, 24 nëntor – 13:00)
Llapi – Prishtina ( e mërkurë, 25 nëntor – 13:00)
Trepça ’89 – Besa ( e mërkurë, 25 nëntor – 13:00)
Drenica – Ballkani ( e enjte, 26 nëntor – 13:00)



