Sveçla tregon se kur pritet të largohet Njësia Speciale nga veriu

Sveçla tregon se kur pritet të largohet Njësia Speciale nga veriu

Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla ka folur pas vendosjes së trupave të KFOR-it në veri, afër Njësisë Speciale. Ai thotë se KFOR ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë mbështetje për sigurinë në veri. Sveçla ka folur edhe lidhur me atë se kur mund të kthehet Njësia Speciale nga veriu.

‘Njësitë Speciale të policisë në veri janë për të mbështetur punën e institucioneve tjera. Në momentin që do të përfundojë nevoja për këtë mbështetje nuk kemi asnjë arsye që Njësia Speciale të qëndrojë aty’, ka thënë ai.

‘ Që nga dita e parë e kemi bërë të qartë që masat e ndërmarra nga R. e Kosovës, nuk është e drejtuar kundër qytetarëve të cilëso përkatësi. Është përmbushje e obligimit ligjor për rend dhe ligj. E kemi bërë të qartë se angazhimi i Njësisë Speciale, nuk është bërë kundër qytetarëve tonë por për të mbrojtur pikat tona kufitare dhe personelin që shërben aty; policinë e kufirit dhe doganierët. Pas vendosjes së barrikadave kemi parë një ashpërsim të retorikës së autoriteteve serbe por edhe përfaqësuesve të strukturave paralele në Kosovë që kanë portretizu angazhimin e Njësisë Speciale si represion për ta. Duke qenë se KFOR ka ofru angazhime shtesë dhe të sigurojë policinë tonë kufitare, ne kemi thënë se me largimin e barrikadave, prezenca e Njësisë Speciale do të ishte e panevojshme. Por edhe kjo ofertë është refuzu nga elemnetet ekstremiste dhe dëshmuan se nuk janë të brengosur me praninë e Forcave Speciale por qëllimet e tyre janë thellësisht politike dhe në dëm të sovranitetit të vendit tonë.

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, thotë se Policia e Kosovës në veri është për ‘të siguruar ligjshmërinë ashtu si në gjithë territorin e vendit’.

“Policia e Kosovës qëndron në pika kufitare për sigurinë e qytetarëve dhe respektim të plotë të vendimeve demokratike të Kosovës. Kjo nuk është kërcënim për qytetarët e Republikës sonë. Përkundrazi, ligjshmëria në veri është për mirëqenie, prosperitet për qytetarët tonë. Deri tani janë lëshuar mbi 11 mijë targa të përkohshme. Austria ashtu si aleatët tjerë të botës demokratike, janë rreshtuar drejt interesin tonë të përbashkët”, ka thënë Svecla në një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak, i cili po viziton Kosovën./Periskopi

Shpërndaje në: