Syla: VV është pothuasje e mbyllur hermetikisht, po bën hajgare me shoqëri

Syla: VV është pothuasje e mbyllur hermetikisht, po bën hajgare me shoqëri

Gazetari Valon Syla foli për zhvillimet aktuale në vend që lidhen me vendimin e KQZ’së për mos certifikimin e disa subjekteve politike dhe listave zgjedhore.

“E shohim Vetëvendosjen që të gjitha studiot i shtin me fol për këtë punë por në anën tjetër nuk shkon vetë në asnjë studio’, tha Syla .

“Vetëvendosje pothuajse është mbyllur hermetikisht dhe po bën hajgare me një shoqëri. Në anën tjetër nuk del me folë, me komunikata të stilit nacional-socialist i sulmon të gjitha institucionet dhe të gjitha vendimet që janë marrë në formën më demokratike”, theksoi Syla në Pressing.

“Ajo që fshehet pas kësaj….mendoj se Vetëvendosje është e vetëdijshme që prapa të gjitha institucioneve gjyqësore që i kemi ne në Kosovë është një investim i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe USAID. Kurti gjithmonë ka pasur problem që t’i sulmojë këta zyrtarë dhe po këtë relacion’, deklaroi Syla.

 

Shpërndaje në: