Ende asnjë gjurmë e 23 vjeçarit nga Gadimja

Periskopi.com Lajme

Para një jave u largua nga shtëpia e tij në Gadime e nuk u kthye më.

Derisa të gjithë po e kërkonin Shqipdon Aliun, atij i vdiq babai, i cili po lëngonte nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë edhe vetë kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, apeloi që të gjithë ata që kanë informacion për 23 vjeçarin të lajmërojnë policinë.

Vetëvarja e 23 vjeçarit në Dubravë, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Periskopi.com Lajme

Një i burgosur është gjetur mbrëmë i varur në grilat prapa derës së dhomës së qelisë së tij në Burgun e Dubravës. Bëhet fjalë për të burgosurin me me inicialet F. I.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për këtë rast janë suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast   ka ngritur  edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me vetëvarjen e të burgosurit  F. I, SHKK ka suspenduar  dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast   ka ngritur  edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë”, thuhet në komunikatë.

23-vjeçari ka qenë në vuajtje të dënimit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

23-vjeçari rrezikon jetën për shkak të Kim Kardashian

Periskopi.com Showbiz

Jordan Parke, një mashkull 23 vjeçar nga Manchester, dëshiron të duket tamam si ylli botëror i reality tv, Kim Kardashian.

Megjithatë, pikërisht intervenimet intensive që po i bën me qëllim që ta arrijë qëllimin përfundimtar pothuajse i kushtuan atij me jetë. Implantet e silikonit të cilat i janë vendosur atij në prapanicë në fakt janë të destinuara për gjoks.

Ai u shokua kur e kuptoi këtë, sepse, siç pretendon ai, në spitalin turk i kishin vendosur silikone të gjoksit për t’i ulur shpenzimet. Për shkak të shpërthimit dhe rrjedhjes së implanteve ai ka mundur të vdiste nga sepsa po të mos ishin zbuluar me kohë.

Përveç kësaj, ky i ri i ka shpenzuar më shumë se 100,000 funte në fillerë të shumtë për gojë, botoks, por edhe rroba dizenjatorësh, të cilat 38-vjeçarja Kim i veshë, shkruan KOHA Ditore.

Obsesioni i tij filloi 12 vjet më parë kur ai e pa për herë të parë serialin e popullarizuar ‘Keeping Up with the Kardashians’.

Pas kësaj, ky grimer kaloi nëpër të gjitha trajtimet e mundshme, nga ato me botoks e deri tek vizatimi i vetullave, në mënyrë që ta përmbushë dëshirën e tij të kamotshme.

Grimeri gjithsej i ka kaluar më shumë se 50 trajtime për mbushjen e buzëve, ku secila kushton 350 funte. Por, për këtë 23-vjeçar të veçantë Kim është e përkryer, qoftë nëse është fjala për flokët e saj, rrobat apo diçka tjetër, ndërsa në obsesionin me reality yllin, pavarësisht faktit se ajo mund t’i kushtojë me jetë, Jordan nuk sheh asgjë të keqe.