Shpërthen Bahtiri: Kjo Qeveri e korruptuar dhe e shëmtuar, ndihem keq pse jam në këtë shtet

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR’së, Agim Bahtiri ka hedhur akuza e kritika ndaj Qeverisë aktuale në Kosovë. Bahtiri  e quan Qeveri të korruptuar e të shëmtuar.

Madje Bahtiri thotë se ndihet keq pse jeton në këtë vend, për shkak të kësaj Qeverie, transmeton Periskopi.

‘’Kjo qeveri e korruptuar, e shëmtuar. Më bën të ndihem keq pse jam në këtë shtet. Për këtë popull nuk mendon askush’’, tha Bahiri në ‘Shoë Portal’.

Kujtojmë, që partia e tij AKR është pjesë e kësaj Qeverie. Në anën tjetër, opozita do rrëzimin e Qeverisë Haradinaj./PERISKOPI/