Ja cilën parti politike e simpatizonte hajni që u vra në Shtime (Foto)

Periskopi.com Lajme

Hajni i cili u vra dje në Shtime gjatë një vjedhje që po kryente në shtëpinë e një mërgimtari nga Zvicra është Fehmi Gashi.

Siç shihet në profilin e tij në Facebook, hajni i vrarë gjatë vjedhjes, Fehmi Gashi, ishte mbështetës dhe anëtar i Vetëvendosjes, shkruan Indeksonline.

Sipas njoftimeve zyrtare të Policisë së Kosovës, ky person ishte emër i njohur për forcat e rendit edhe për disa vepra tjera të mëhershme.

Deri në ditën që u vra duke vjedhur, Fehmi Hashi ishte mjaft aktiv në Facebook duke shpërndarë foto dhe aktivitet të idolit të tij, Albin Kurtit.

Madje në profilin e tij ai ka të postuara disa thirrje në mbështetje të Kurtit por po ashtu ka edhe fotografi me qen të rrezikshëm.

Fehmi Gashi mbeti i vrarë gjatë një vjedhje që po kryente bashkë me 3 shokë tjerë të tij në shtëpinë e një mërgimtari nga Zvicra në Shtime.

Edhe një grabitës tjetër i vrarë para pak kohësh në Istog, Kamer Metaj ishte aktivist i Vetëvendosjes teksa po tentonte të kryente vjedhje në një bankë.

Madje në odën e tij, Albin Kurti kishte mbajtur edhe takime elektorale./Indeksonline/

 

Fotografitë prekëse të vajzës së Astrit Deharit duke bërë homazhe te varri i tij

Periskopi.com Lajme

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë, shokë dhe miq kanë bërë homazhe sot tek varri i Astrit Deharit në dy vjetorin e vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se drejtësia e Astritit në Kosovë është vet liria.

“ Astriti ishte i lëvizjes e tash jemi ne të tij. Ka qenë i studentëve, i shoqërisë dhe i kombit, i të varfërit dhe i të papunit, i të gjithëve përveç i vetes së tij. Astriti nuk ka qenë , por është. Është frymë që na shtyn, nuk na mungon neve, vetëm ne mund t’i mungojmë atij. I përkulemi me mall”, tha Kurti.

Babai i Astritit, Avni Dehari, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se mbështetja e tyre i bën krenarë.

Përveq homazheve të varrezat, aktivistë të VV-së do ta vizitojnë familjen Dehari si dhe do të vendosin tabelën në një rrugë të Prishtinës me emrin “Arbënor dhe Astrit Dehari”.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të paqarta.