Lëpiu akulloren dhe e ktheu në frigoriferin e marketit, përfundon në burg i riu nga Teksasi

Periskopi.com Fun

Një burrë në Teksas i cili është filmuar duke lëpirë akulloren që më pas e kthen në frigoriferin e marketit, është dënuar me 30 ditë burgim.

Videoja e Dadrien Anderson ka përfunduar në rrjetet sociale. Ai është filmuar duke nxjerrë një kuti me akullore nga frigoriferi i marketit – që më pas e lëpin dhe e kthen në frigorifer,  transmeton Telegrafi.

Por përveç dënimit me burgim, ai duhet të paguaj edhe një dënim prej njëmijë dollarëve si dhe 1.565 tjera kompanisë që prodhon atë akullore.

E gjitha ndodhi në korrik në Port Artur, rreth 150 kilometra larg Teksasit. Megjithatë Anderson dhe babai i tij më pas ishin kthyer në market, për t’ia treguar punonjësve faturën që dëshmon se e kishin blerë akulloren e lëpirë.

Por pavarësisht kësaj, kompania që e prodhon këtë akullore i ka tërhequr nga tregu të gjitha akulloret, si preventivë pasi që nuk e dinte se sa tjera mund t’i ketë lëpirë ai.

Kjo i kushtoi Andersonit 1.565 dollarë, ndërsa më vonë ka pranuar se vërtetë e kishte bërë një gjë të tillë.

Nuk e lejoi të blinte akullore dhe e quajti të trashë, e mbyti me gërshërë të dashurin

Periskopi.com Zoya

Një grua në e ka goditur për vdekje me gërshërë të dashurin e saj në rrugë, i cili u mundua ta poshtëroj publikisht duke e quajtur të “trashë”.

Ai ishte munduar ta ndalë që të blejë një akullore dhe sikur kjo të mos i mjaftonte, i kishte thënë se tashmë është në mbipeshë.

Nxine orën sa s’o vonë

Mediat kineze raportojnë se sulmuesja është arrestuar nga policia, ndërsa incidenti ka ndodhur në qytetin Zhumadian në pjesën qendrore të Kinës.

Sipas policisë e dyshuara e identifikuar vetëm si Wang ishte grindur me partnerin e saj i njohur si Zhang, të cilin e sulmoi me një palë gërshërë.

Humbni peshë duke ngrënë akullore

Periskopi.com Shëndeti

Nëse nuk e hani akulloren pasi mendoni se do të shtoni peshë atëherë duhet të ndërroni mendje.

Kjo pasi një studim i American Journal of Clinical Nutrition gjeti se gratë që konsumuan së paku një herë në ditë një produkt i cili përmban qumësht si akullorja ndihmon të humbësh peshë më shumë.

Por të gjitha këto nuk thonë që ju çdo ditë të hani akullore dhe të prisni se do të humbi peshë, por preferohet që në dietën e juaj të jetë e përfshirë gjysmëfilxhani i akullores.

Nga kjo ju humbi peshë por edhe hani produktin tuaj të preferuar të verës, transmeton Klan Kosova.